Nisi këtë mbrëmje në Fax News emisioni “Përtej Kufijve” me moderatoren Marlbora Gurra, e cila sjell për shikuesit shqiptarë histori suksesi të bashkëkombasve tanë, kudo në botë.
Në puntatën e parë, personazhi i emisionit ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili frymëzon me historinë e tij.
Nga nisja e një rrugëtimi të panjohur në vitet ’90, tek vështirësitë e fillimit në një vend të panjohur, 12 vite të ndarë si familje, te humbja e nënës dhe në fund te ndërtimi i një perandorie në Düsseldorf të Gjermanisë, aty ku hanë edhe të famshmit ndërkombëtarë, përfshirë edhe Rita Orën.
Kjo është historia e Etem Zejneli, i cili ka rrëfyer për Marlbora Gurrën në “Përtej Kufijve” si ka nisur nga zero ajo që sot ka kapur majat.
“Në vitet 90 kam ardhur. Më 17 mars, me nënën time, me autobus dhe gjithmonë kam patur dëshirë të vija me avion por mundësitë në vitet ’90 nuk kanë qenë. Kemi ardh me autobus”, nis Zejneli rrëfimin mbi rrugëtimin e tij të vështirë në Gjermani.
Ndiqni historinë frymëzuese të Etem Zejnelit:
https://www.youtube.com/watch?v=z84H8ufqpqg
Çdo të diel, ora 18:00, “Përtej Kufijve” do të sjellë për shikuesit e Fax News histori njerëzore që bëjnë krenar çdo shqiptar.