Skip to content

“Shenjat e Krimit” rikthen në vëmendje vrasjen e Fatbardh Licit – Çfarë zbulojnë dosja, dëshmitë dhe përgjimet?

Sonte, në orën 20:00, emisioni “Shenjat e Krimit” sjell një prej ngjarjeve më të diskutara të viteve të fundit: vrasjen e Fatbardh Licit, një ekzekutim që tronditi opinionin publik dhe që ende ngre pikëpyetje mbi motivet, konfliktet dhe personat e përfshirë.

Episodi i sotëm bazohet ekskluzivisht në dosjen hetimore, materialet sekrete të mbledhura nga prokuroria, dëshmitë kyçe të personave që kanë folur para grupit hetimor, si dhe përgjimet telefonike që kanë orientuar hetimin gjatë muajve të parë.

Na ndiqni, sonte në orën 20:00!