Plagosje me thikë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë, më 8 dhjetor, në qytetin e Vlorës, ku një i i ri 26-vjeçar është goditur me thikë, në pjesën e kokës.

I riu me inicialet K.N, nga Tirana është dërguar në spital i shoqëruar nga policia dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorit/autorëve.