ë kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, një sërë aktivitetesh do të zhvillohen sot në ambientet e Piramidës së Tiranës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, një nga studentët e Dhjetorit ’90, ftoi të qytetarët dhe të rinjtë të bëhen pjesë e këtyre organizimeve që kanë në qendër krijimtarinë dhe angazhimin e brezit të ri.

Gonxhja ndau në rrjete sociale momente që përkujtojnë lëvizjen studentore të vitit 1990.

Gjithashtu, ministri fton të rinjtë që t’i bashkohen sot një sërë aktivitetesh që do të mbahen te Piramida e Tiranës nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Aktivitetet e parashikuara përfshijnë nga hapësirat kreative, diskutimet, performancat artistike e deri te eksperienca multimediale imersive, ku në qendër do të vendoset krijimtaria, pjesëmarrja aktive dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve,

8 Dhjetori, i shpallur si Dita Kombëtare e Rinisë, përkujton lëvizjen studentore të vitit 1990, e cila shënoi fillimin e ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re