Skip to content

Sherri degjeneron deri në përdorimin e thikës, plagoset 53-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlores arreston 56 vjecarin nje vajze e mitur 1

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një tjetër person. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të rastit.