Raporti i zjarrëve në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, për 2024, tregon se sezoni i zjarreve i vitit të kaluar përfundoi me një total prej 383 mijë e 317 hektarë sipërfaqe e djegur.
Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se sezoni tradicional i zjarreve, pra nga fillimi i qershorit deri në mesin e shtatorit, vazhdon të zgjerohet me flakë masive e të rrezikshme. Në total, 8 mijë e 343 zjarre janë raportuar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile së Bashkimit Evropian (UCPM).
Raporti i zjarrëve në Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrika Veriore, për 2024, tregon se sezoni i zjarreve i vitit të kaluar përfundoi me një total prej 383 mijë e 317 hektarë sipërfaqe e djegur.
Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se sezoni tradicional i zjarreve, pra nga fillimi i qershorit deri në mesin e shtatorit, vazhdon të zgjerohet me flakë masive e të rrezikshme. Në total, 8 mijë e 343 zjarre janë raportuar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile së Bashkimit Evropian (UCPM).

Viti 2024 gjithashtu pa zjarret që sollën dëme të mëdha në Ballkan, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të BE-së.
Shërbimi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) bën me dije se sezonet e zjarrëve në kontinent po zgjasin më tepër se zakonisht, ashtu sikurse valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta. Këto, krijojnë kushte ideale për shpërthimin e flakëve të mëdha e të pakontrollueshme.
Si duket trendi për vitin 2025 deri më tani?
Nga të dhënat e mbledhura deri më tani për sezonin e zjarrëve 2025, duket se trendi është në rritje.
Që nga janari i këtij viti, EFFIS ka regjistruar 7 mijë e 200 zjarre në 37 vende të cilat janë pjesë e Mekanizmit Mbrojtës Civil të BE-së.
Aktualisht, të dhënat deri më datë 25 nëntor 2025, paraqesin se mbi 1 milion hektarë janë djegur në BE, duke sjellë nevojën e përforcimit të forcave zjarrfikëse. Kështu, është dyfishuar numri i avionëve dhe helikopterëve të zjarrfikësve në flotën ajrore të unionit evropian, rescEU.




