Skip to content

VIDEO/ Përmbysje e çmendur! Milani mposht Torinon dhe ngjitet në krye të Serie A

Milani ka marrë një fitore të çmendur me përmbysje në transfertë, duke mundur 2-3 Torinon.

Sfida e fundit e javës së 14-të të Serie A nisi në mënyrën më të mirë për ekipin “Granata”, i cili kaloi në avantazhqë në minutën e 10’ me anë të Vlasic me anë të një penalltie dhe pas 7 minutash, Zapata dyfishoi shifrat.

Gjithsesi, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 24’, Rabiot realizoi një supergol nga distanca për të rihapur sfidën.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 66’, kur Pulisic u fut në lojë. Pas një minute, amerikani rivendosi baraspeshën dhe në minutën e 77’, ishte po ai që realizoi dhe golin e përmbysjes së madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=M4KQJ7Cb0fs

Me këtë fitore, Milani ngjitet sërish në vendin e parë me 31 pikë, po aq sa Napoli dhe një më shumë se Interi.