Skip to content

Inter-Liverpool kryefjala! Rikthehet Champions-i/ Çfarë rezervon raundi i gjashtë

293b8bbce64c09a58907736bb7a01d7cf5ea95faaab265d16a765f0bf6828251


Champions League rikthehet këtë të martë, me nëntë ndeshje të vlefshme për raundin e gjashtë.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te dueli mes Interit dhe Liverpool në “San Siro”. Italianët vijnë në një moment të mirë dhe synojnë rikthimin te fitorja në Champions.

Në krahun tjetër, anglezët po përballen me probleme të mëdha brenda ekipit, pas rezultateve negative, ndërsa trajneri Arner Slot rrezikon shkarkimin.

Një sfidë ku spektakli është i garantuar dhe pritet me interes të madh, për të mësuar ecurinë e dy ekipeve në këtë kompeticion.

Përballje interesante është edhe ajo mes Barcelonës e Eintracht Frankfurt në Spanjë. Katalanasit vijnë si favoritë, ndërsa gjermanët duan të bëjnë surprizën.

Ndeshje e bukur do të jetë edhe ajo mes Atalantës dhe Chelsea në Itali, por edhe PSV-Atletico Madrid.

Tottenham pret në shtëpi Slavia Prague, ndërsa Galatasaray luan ndaj Monaco. Këto takime do të luhen në orën 21:00, ndërsa më herët, Bayern Munich luan ndaj Sporting Lisbonës.

Screenshot 20251209 101816 Chrome