Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re