Skip to content

EMRAT/ SPAK operacion në Fushë Krujë, 6 të arrestuar! Mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

Gjatë orëve të natës, Policia, me urdhër të SPAK, ka goditur grupin Rraja duke vënë në pranga 6 persona.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Të arrestuarit e tjerë janë:

Marvin Bushati

Sokol Qato

Gazmir Rraja

Agim Nina allias Lorenc Selmani

Përparim Rraja

Grupi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa në vijim priten të zbardhen detaje të tjera nga operacioni.