Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u ndal te debati për Avokatin e Popullit.

Ai tha se PD ka tërhequr firmat për kandidatët, përfshi këtu dhe Endri Shabanin i cili ka marrë mbështetjen nga 35 deputetë opozitarë.

“Ju e patë, se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura. PD mund të ketë dhe të tjerë që kanë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri para 4 ditësh, pas kërkesës edhe të socialistëve, që deputeti të ketë të drejtën vetëm për një firmë, vendimi që mori Komisioni i Ligjeve, PD u mblodh dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështeste. Në këto kandidatura nuk figuronte kandidatura e zotit Endri Shabani. PD i hoqi mbështjen zotërisë, dhe ata që kanë firmosur tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta. Opozitën që duan e ka Edi Rama, por ne jemi opozita që do shqiptarët, e sovranit. Kjo është e drejtë dhe është interes i të gjithëve.”, tha ai.

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë nesër një nga 6 kandidaturat për Avokatin e Popullit. Emrat pretendentë për Avokat të Popullit janë Adriana Kalaja, Aranita Braho, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re