Skip to content

Aksident i rëndë në Malësi të Madhe, humb jetën një 68-vjeçare

640 0 6939a84e5c4aa

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, në territorin e Malësisë së Madhe.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:05, një automjet me drejtues shtetasin slloven K. J. ka përplasur një këmbësore, shtetasen P. L., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.