Botërori 2026 po sjell një rritje të çmendur të çmimeve.
Netët në hotelet e vendeve pritëse tregohet se janë rritur mesatarisht me 300% të çmimeve respektive, ndërsa rritja më e madhe është në Meksiko City, kryeqyteti meksikan, ku flitet për 2373%.
Nëse normalisht një dhomë kushton kushton 135 euro, tashmë shifrat kanë arritur në 3330 euro.
Pas shortit të Kupës së Botës, javën e kaluar, The Athletic ka kryer një studim mbi çmimet e hoteleve në qytetet dhe pritëse ku do të zhvillohen ndeshjet.
Shtetet e Bashkuara do të presin 75% të ndeshjeve, ndërsa 25% do të zhvillohen në Kanada dhe Meksikë.
Analiza u bazua në gjashtë hotele në ose pranë secilës qendër organizuese.
Metodologjia përfshinte marrjen e të dhënave për dhomat më të lira të disponueshme nga hotele biznesi ose turistike të zgjedhura rastësisht në aplikacionet Marriott Bonvoy dhe Hilton Honors. U morën çmimet për një qëndrim dy-netë në çdo qytet në mes të qershorit, të cilat më pas u krahasuan me tarifat përkatëse tre javë më herët, në fund të majit.
Nga 96 hotelet e shqyrtuara, çmimi mesatar për natë rreth ndeshjes së hapjes rezultoi 1,013 dollarë, krahasuar me 293 dollarë për të njëjtat hotele 21 ditë më parë. Në total, çmimet u rritën mesatarisht me 328%.

LEXO EDHE: Hidhet shorti/ 12 grupet e Kupës së Botës 2026, ja ku mund të jetë Shqipëria dhe Kosova



