
Një aksident me pasojë një viktimë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Një automjet që drejtohej nga shtetasi slloven Klemen Jakic ka përplasur për vdekje një 68-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



