Muçi bën zgjedhjen e tij, Trabzonspor mban pezull kërkesën e trajnerit


Ernest Muçi mbetet një çështje te Trabzonspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Teke, që të kërkojë blerjen e kartonit të tij te drejtuesit. Ndërsa vetë klubi raportohet së fundmi në Turqi, ka shtyrë vendimin deri në përfundimin e sezonit.

Te Trabzonspor nuk duan të nxitohen për të paguar 8.5 milionë euro, pasi shpenzuan 1 milion euro për huazimin. Kështu do të monitorohet forma e 24-vjeçarit, që me pesë golat në tri ndeshjet e fundit po shkëlqen te klubi turk.

 

Në të njëjtën kohë tregohet se Muçi i është shprehur njerëzve të afërt, që është shumë i lumtur te Trabzonspor dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.

Superliga e Turqisë kryesohet nga Galatasaray, që numëron 2 pikë më tepër se Trabzonspor. Sfida e radhës për Muçin do të jetë ndaj Besiktas, klubi që zotëron kartonin e tij.