Skip to content

VIDEO/ Rreth 2.000 gjoba në 24 orë nga Policia Rrugore e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht për parkim të gabuar, mosrespektim të radhës dhe qarkullim me motomjet pa kaskë.

Kontrollet u përqendruan në pikat strategjike të kryeqytetit, me fokus manovrat që krijojnë bllokime dhe rrezikojnë sigurinë rrugore.

Autoritetet apelojnë për respektim të rregullave të qarkullimit, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjitha akset.