Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të konkludojë me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.
I pari që ka nisur intervistimin është prokurori i SPAK Adnan Xholi I cili bëri një përmblehdje të kualifikimeve të tij dhe eksperiencave profesionale që e kuaklifikojnë sipas tij për postin e rëndësishëm.
Xholi u shpreh se Prokuroria e Posaccme është tashmë në një momentum shumë të rëndësishëm sa i përket luftëns pa kompromis ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
“Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta. SPAK ndodhet në një periudhë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionin lidhet drejtëpërdrejtë me luftën pa kompromis të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Vlerësoj të gjithë kandidatët dhe pavarësisht rezultatit të sotëm, do t’i mbëhstes në punën e tyre. Punën e kemi me njëri tjetrin dhe ata janë familja ime në systemin e drejtsisë. Më shumë kaloj kohë me ta se sa me familjen biologjike.
Ka ardhur koha për hetime cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin me hetime penale dhe pasurore”, u shpreh ai.
