Skip to content

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho do të jetë kryetar i SPAK për tre vitet e ardhshme.

Prokurori special mori 7 vota nga anëtarët e KLP-së.

Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabello 0 vota.

Kush është Klodian Braho?

Prokurori Klodian Braho, pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007, është një nga figurat kryesore të SPAK. Ai drejton Seksionin e Korrupsionit dhe është autor i hetimeve ndaj disa prej dosjeve më të rëndësishme të viteve të fundit.

Braho ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, për të cilën lëshoi urdhër-arreste për persona të përfshirë në skemën korruptive, si dhe ndau hetimin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D”, ku u dërguan në gjyq ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, si dhe “Toyota Auris”, një dosje që vijon të hetohet në disa pista.

Ai është gjithashtu pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

LEXO EDHE: Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Me zgjedhjen e sotme, Braho bëhet pasuesi i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.