Skip to content

Britania e Madhe: Mbi 600 objekte me vlerë “fluturuan” nga muzeu i Bristolit

eba20bbd claudio testa iqeg5xa96m4 unsplash

Mbi 600 objekte me “vlerë të rëndësishme kulturore” u vodhën nga një muze në Bristol, në jugperëndim të Anglisë, në një vjedhje që ndodhi në shtator, tha sot policia britanike, duke shtuar se po kërkon katër të dyshuar.

Policia ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë katër burra në rrugë.

Ata i kanë kërkuar publikut ndihmë për identifikimin e individëve.

Sipas policisë, ata hynë në ndërtesat që strehojnë koleksionin e Muzeut të Bristolit, kushtuar Perandorisë Britanike dhe Komonuelthit.

Përshtati në Shqip S