
Drita nuk ka arritur të sigurojë sot kualifikimin e menjëhershëm në turin tjetër të Conference League pasi është mposhtur në shtëpi nga AZ Alkmaar me rezultatin 3-0.
Skuadra holandeze dominoi takimin nga fillimi deri në fund, si në lojë ashtu edhe në rezultat, duke vendosur ritmin e ndeshjes gjatë gjithë 90 minutave.
Pavarësisht humbjes, kampionët e Kosovës ndodhen ende në një pozicion të favorshëm në grup dhe kanë mundësi reale të synojnë madje edhe një vend mes tetëshes së parë, në varësi të rezultateve të fundit.
