
Presidenti Bajram Begaj uron kreu e ri të SPAK Klodian Braho, ndërsa ka vlerësuar edhe punën e Altin Dumanit.
“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!”, shkruan Presidenti Behaj në “X”.

LEXO EDHE: Klodian Braho, drejtues i ri i SPAK/ Si votuan 11 anëtarët e KLP-së
