Skip to content

Pamjet e sherrit të gjimnazistëve në Shkodër, rreth 20 të rinj grushtojnë njëri-tjetrin! Njëri nxjerr thikën dhe godet shokët

Sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte. Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.

Të pestë u konfliktuan me njëri-tjetrin, fillimisht me grushte, e më pas njëri prej grupit që erdhi me makinë nxori thikën dhe goditi dy vëllezërit. Ata u transportuan në spital dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Nxënës të gjimnazit “Shejnaze Juka” janë vetëm dy vëllezërit.

Policia e Shkodrës në njoftimin paraprak bëri të ditur se i plagosur ka mbetur edhe një person nga grupi tjetër, por ende nuk ka të dhëna nëse ka dëmtime thike apo nga sende të forta.

Kamerat e sigurisë, që ndodhen në bizneset pranë, kanë filmuar gjithë skenën. Policia po i analizon pamjet dhe pritet të identifikojë dhe arrestojë autorët.

Në vendin e ngjarjes ka mbetur xhupi dhe kapelja e njërit prej të plagosurve. Në kapele shkruhet “Pain don’t hurt”, shprehje kjo që përdoret për të treguar trimëri e forcë.

Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarje të rëndë, që vjen direkt pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte. Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.

Ngjarje të tilla kanë tronditur jo pak opinioni publik. Më 18 nëntor 2024 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’. I plagosur në këtë konflikt të nisur për motive banale, mbeti dhe shoku i tij.

Një tjetër rast është regjistruar në gusht të këtij viti në fshatin Pirg të Maliqit ku i vdekur mbeti 14-vjeçari Erald Xhejo pasi u qëllua me thikë. Ndërkohë Erion Boba 15 vjeç vdiq disa ditë më parë pas një sherri të nisur nga rrjeti social në Tik Tok. Ai u godit me thikë në zemër nga njq 14-vjeçar.