Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike ku protagonistë kanë qenë kreu i saj Sali Berisha, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe ish deputeti Ervin Salianji.
“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë“, i ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-deputetit Salianji, duke iu referuar turit të Foltores së këtij të fundit, me strukturat e partisë.
Ish-deputeti i është përgjigjur Berishës duke i thënë “jep dorëheqjen Flamur. E ke shkatërruar partinë. Avokati i Popullit është tërësisht përgjegjësi e jotja”.
LEXO EDHE: Avokati i Popullit, Noka: Salianji ka telefonuar deputetët, Grida…
“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, raportohet të ketë thënë më tej Salianji.
Debati mes Nokës dhe Salianjit është zhvilluar me tone të larta, deri në pikën që dyshja dëgjohej në korridoret e selisë blu, jashtë sallës së takimit.
Edhe Berisha është përfshirë në një debat të drejtpërdrejtë me ish-deputetin.
“Cili nen i statutit, ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët?
Demokratët e neglizhuar duhen dëgjuar jo përjashtuar si tek PS, kush mendon ndryshe është vlerë dhe jo problem”, është shprehur Salianji.
LEXO EDHE: INTERVISTA/ “Nuk jemi fraksion”, Salianji për Fax News: PD duhet të rizgjohet, të ripërtërihet dhe të reformohet me ritme e hapa të shpejtë
