Skip to content

VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Elbasani mposht Vorën dhe ruan kreun

Elbasani ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në garën për titull, me verdheblutë që mundën në fundin e takimit Vorën.

Sfida e javës së 16-të të Superiores prodhoi emocione në fund të takimit, me verdheblutë që morën një fitore tepër të rëndësishme sa i përkety objektivave.

Në minutën e 94’, ishte Ze Gomes i cili i dha tre pikët tigrave, të cilët marrin fitoren e dytë radhazi.

Me këtë fitore, Elbasani ruan kreun e renditjes me 32 pikë, ndërsa Vora rrezikon në vendin e 7-të me 16 pikë.

Në ndeshjen tjetër Partizani mposhti Flamurtarin me rezultatin 2-1.