Skip to content

Avokati i Popullit, Noka: Salianji ka telefonuar deputetët, Grida…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim.

I pyetur në lidhje me firmat e dhëna Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim.

I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, për këtë akt është kërkuar ndjesë.

Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë.

Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon. Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…

Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy. Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.

Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson… Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër”, tha ndër të tjera Noka.

LEXO EDHE: “Jep dorëheqjen”/ Debate në Kryesinë e PD mes Berishës, Nokës dhe Salianjit