Skip to content

Aksident me tre të plagosur në Shkodër-Tiranë, mes tyre edhe një polic

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë, ku është përfshirë edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës.

Nga përplasja mësohet se nuk ka viktima ndërsa personat në 3 automjetet e këtij aksidenti janë lënduar por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak se në aksident është edhe një punonjës policie, veprimet hetimore janë duke u kryer nga prokuroria e Shkodrës.