Skip to content

“Nxituam me firmat për Shabanin”/ Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, ftoj qytetarët në protestën kombëtare të PD-së

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe ftoi qytetarët në protestën kombëtare të Partisë Demokratike.

Edi Rama përdori të gjitha mjetet shtetërore për të fituar zgjedhjet. Ai dhunoi nen për nen, parimet e Kartës së Kopenhagen, Kodin e Venecias. Përdori bandat për të vjedhur zgjedhjet. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, ka vetëm farsë. Andaj, PD bën thirrje ndaj çdo demokrati dhe çdo qytetari, që të protestojë kundër këtij kryeministri, deri në rrëzimin e tij. Edi Rama nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet. Ne arritëm t’i vërtetojmë mbarë botës, që Rama arriti të vjedhë zgjedhjet”, u shpreh kreu i PD që iu rikthye edhe një herë votimit të Avokatit të Popullit.

“Po Rama, zgjodhi pa votat e opozitës dhe Avokatin e Popullit. Ne dhe nxituam, për firmat në fillim, por që u tërhoqëm më pas. Endrit Shabani nuk u zgjodh Avokat Populli nga votat e opozitës”, deklaroi Berisha.

Lideri i Opozitës tha se është koha e misionarëve.

Ai shtoi se PD do të bëjë protesta, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Do të protestojmë deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Kjo është koha e misionarëve. Në lidhje me protestën e Adriatik Llapajt, ne e mbështesim protestën e tij dhe patjetër që mirëpresim çdo opozitar. Edi Rama është dhunuesi i votës së lirë së shqiptarëve përpara Europës dhe botës. Dje, Fox News raportonte për atë që ndodh në Shqipëri, duke bërë luftën kundër korrupsionit një iluzion në këtë vend”, deklaroi Berisha.