Skip to content

VIDEO/ Milan ngec në ‘San Siro’, nuk fiton dot as ndaj Sassuolos

Milani ka hedhur një hap të gabuar në garën për titull, me kuqezinjtë që barazuan 2-2 kundër Sassuolos në javën e 15-të.

Sfida e luajtur në ‘San Siro’ nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 13’ me anë të Koné.

Barazimi erdhi në minutën e 34’, nga 19-vjeçari Bartesaghi. Ishte sërish mbrojtësi i ri që në fillimin e pjesës së dytë përmbysi shifrat.

Në minutën e 67’ Rabiot shënoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë, por kësaj radhe ndërhyri VAR për ta anuluar për pozicion të parregullt.

Pas 10 minutash, Laurienté riktheu edhe njëherë baraspeshën, duke ndalur Milanin nga fitorja e radhës në kampionat.

Kështu “Djalli” momentalisht ndodhet në vendin e parë me 32 pikë, por mund të parakalohet nga Napoli dhe Interi.