Nga korridoret diplomatike në zyrat e një prej kompanive më të njohura në Gjermani.

Një rrugëtim që nuk nisi lehtë, por u ndërtua me përkushtim, kurajë dhe besim se ëndrrat nuk njohin kufij.

Skënder Xhakaliu, diplomat i njohur i Kosovës, sot një nga emrat që po lë gjurmë si konsulent ndërkombëtar, ishte i ftuari i rradhës i moderators Marlbora Gurra në emisionin “Përtej Kufijve”.

Historia e Xhakaliut është shembulli i qartë se suksesi nuk është fat por zgjedhje, këmbëngulje dhe shumë punë.

Ai ka rrëfyer për mikrofonin e “Përtej Kufijve” sfidat, kthesat e forta dhe mësimet që e çuan nga një Ballkan i trazuar në zemër të Europës profesionale.

Nga përfaqësimi i shtetit në përfaqësimin e biznesit, sa e vështirë është për të të bëjë këtë ndarje?

“Në aspektin diplomatik, në aspektin e politikës dhe përvojës sime meqë kemi patur me të vërtetë një intensitet, maratonë, 6 vite me vendimarrje të ndryshme, në procese të ndryshme, 2014 është nis “Procesi i Berlinit” që ende vazhdon. Ka qenë dhe kontribut i yni personal ku ne kemi tentuar që në qeverinë gjermane, me ish kancelaren, të bëjmë diçka për Ballkanin. Që Ballkani të mos jetë anash dhe “Procesi i Berlinit” ka të bëjë si me stabilitet politik ashtu edhe me zhvillim të projekteve.

Në aspektin diplomatik jo gjithmonë është e lehtë të jesh në egon e politikanit, por edhe biznesi e ka përafërsisht të njëjtin nivel. Edhe në biznes duhet të jesh i qartë, duhet të jesh ekspert, natyrisht duhet të jesh bashkëpunues për të arritur suksesin”, shprehet Xhakaliu për “Përtej Kufijve”.

Ndiqni rrëfimin e tij të plotë:

“Përtej Kufijve” transmetohet çdo të diel, ora 18:00, në Fax News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re