Skip to content

VIDEO/ Barazon në shtëpi me Bylisin, Vllaznja 5 ndeshje pa fitore

bandicam 2025 12 14 18 29 25 163 e1765733406701

Vllaznia ka hedhur një tjetër hap të gabuar në kampionat, duke barazuar 1-1 me Bylisin në javën e 16-të të Superiores.

Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mirë për të besuarit e Edi Martinit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 39’ me Kallakun.

Barazimi erdhi në minutën e 55’, kur Mustapha tundi rrjetën për ballshiotët.

Më pas, rezultati ngeli i pandryshuar deri në fund të takimit, me ballshiotët që i gëzohen një pike të rëndësishme kundër një prej pretendentëve për titull.

Vllaznia shkon kështu në pesë ndeshje pa fitore dhe tani rrezikon të dalë jashtë zonës së “Final 4”, pasi numëron 26 pikë në vendin e katërt.