TIRANË- Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i PS.
Mësohet se i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj pohoi se mbledhja është me dyer të mbyllura. Ndërkohë, nuk dihet nëse kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do japë një prononcim për mediat.
