Skip to content

Rikthimi i Ballukut në detyrë/ “Akt për të mbrojtur paratë e vjedhura me ‘lubinë'”, Berisha: Vendimi mbylli çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit

berisha 14

Kreu i PD Sali Berisha në deklaratë për mediat u shpreh: “Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës dhe i firmosur nga gjykatës të papërgjegjshëm mbyll çdo shteg çdo rrugë dhe mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe taksave të shqiptarëve.

Rama kreu aktin më të pashembullt në histori, për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara me Lubi Ballukun në tunelin e LLogarasë dhe jo vetëm. Çdo përpjekje për të ftuar korrupsionin nga persona me imunitet bëhet zero. Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës.