Skip to content

Merr zjarr makina në Llogara, dyshohet për një person të djegur brenda saj

Një makinë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne në Llogara.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda në mjet dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja.

Rrethanat dhe shkaqet nuk dihen për momentin ndërsa dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të dalë dot në momentin kur makina është përfshirë nga flakët.