Një makinë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne në Llogara, në rrugën që të çon tek antenat.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një person është djegur brenda automjetit.
Njoftimi i Policisë Vlorë:
Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
