Skip to content

Policia Rrugore gjobit mbi 500 shoferë, 12 prej tyre në pranga dhe nën hetim

640 0 69404474d3888

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia Rrugore Tiranë në 48 orët e fundit janë konstatuar 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me gjoba.

12 shoferë u arrestuan dhe proceduan penalisht për shkak të manovrave me mjete, si dhe rrezikuan jetën e përdoruesve të rrugës.

Nga masat administrative të vendosura nga policia rrugore:

-85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera;

-179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit;

-260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë vijon çdo ditë kontrollet në të gjitha akset