
Gjatë fjalës së tij në Foltore-Protestën e rradhës para kryeministrisë, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të krijuar frontin më të gjerë opozitar të mundshëm, në betejë për rrëzimin e qeverisë.
“Ju garantoj se Partia Demokratike do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. Ju garantoj se PD-ja do të përdorë të gjitha format e qëndresës, të gjitha format e rezistencës, gjer në largimin e tij. Cila është më e mira, më kryesorja. Zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është. Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne. Këtu duhet të vijnë njerëzit e betuar për të shpëtuar Shqipërinë. Si opozitë, le të paraqesim para shqiptarëve programin më të shkëlqyer që kemi paraqitur ndonjëherë”, tha Berisha.
LEXO EDHE: “Kur ta zemë, do t’ja mbathë”, Berisha: Rama kryehajduti dhe kryefrikacaku i Kombit



