Përplasje dhe tensione para Kryeministrisë mes simpatizantëve të “Shqipëria Bëhet” dhe Policisë së Shtetit.

Protestuesit janë përplasur me kordonin e sigurisë ndërsa kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik.

 

Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë duke pretenduar se janë jashtë gardhit.

Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë e ka dhunuar një protestues ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gazetaja Fatime Baci raporton se personi të lënduar, i është thyer këmba pasi gjatë përplasjes pasi i është shkelur nga efektivët.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re