
Grupi Parlamentar i PD, në një mbledhje të minutave të fundit, ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli.
Mësohet se argumenti i selisë blu është se zgjedhja e Avokatit të Popullit u krye në shkelje të procedurave parlamentare dhe duke keqpërdorur firmat e deputetëve të PD, që i kishin tërhequr paraprakisht.
Megjithatë, kjo tërheqje nuk u mor parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi.
Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita.
