Skip to content

OPERACION I SPAK dhe BKH te “Kodra e Diellit”/ Masë sigurie për drejtoreshën e AKSHI-t dhe për dy biznesmenë

mirlinda kercanaj

Ndaj drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, SPAK ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion.

Sipas njoftimeve, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.