Skip to content

Rritja e pagesave online, BSH: Antarësimi në “SEPA”, hap historik për Shqipërinë

IMG 2561

Shqipëria po përjeton një transformim për sa i përket pagesave online në vend duke synuar rritjen e tyre dhe uljen e informalitetit.

Këto ishin disa nga diskutimet që zhvilloi Banka e Shqipërisë në një aktivitet me Ministrinë e Financave.

Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi theksoi se operacioni i pagesave SEPA, është një hap historik për sistemin financiar, duke ulur kostot dhe rritur shpejtësinë e transfertave në euro për qytetarët dhe bizneset.

Në fokus ishte dhe nisma “Cashless Albania”, ku sipas Bankës së Shqipërisë , synohet reduktimi i parasë cash për më shumë transparencë në pagesa.