Skip to content

Aksident me një viktimë në Tapizë-Fushë Krujë, shoqërohet shoferi 19-vjeçar


Një aksident me pasojë një viktimë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.