Skip to content

“Vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike”

Deputeti demokrat i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Përmes një reagimi në Facebook, Spahia shprehet se bashkë me Ballukun duhet të dorëzojë mandatin edhe kryeministri Edi Rama.

Edi Rama jep dorëheqjen sepse u kape për të disatën herë duke mbrojtur hajdutët të cilët janë shumë afër teje. Tentativa jote me Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun, krahun tënd të djathtë në vjedhje, duke bllokuar drejtêsinë dëshmon që je i zhytur njësoj në korrupsion. Bashkë me imunitetin e Ballukut duhet të dorëzosh dhe imunitetin tënd në mënyrë që ti të përballesh me krimet e tua dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike. Është koha që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shpëtojnë nga kthetrat e krimit në shtet“, shkruan Spahia.