
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Sarandës ku sërish nxënës janë përfshirë në një sherr të dhunshëm.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një shkolle jopublike 9-vjeçare, në lagjen nr.3 të qytetit, ku një 13-vjeçar ka goditur me mjet prerës një tjetër të mitur, 15 vjeçar.
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sarandë, paraprak/
Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.


