Skip to content

“Qëlloni Xhorxhian”Slogani kërcënues kundër kryeministres italiane

Fraza “Qëlloni Xhorxhian”, së bashku me një yll të Brigadave të Kuqe dhe inicialet e organizatës terroriste, janë shkruar nga persona të panjohur në një mur në Busto Arsizio, pranë qytetit të Varese në Italinë veriore.

Slogani kërcënues kundër kryeministres italiane u shfaq në një mur të zyrave të Partisë Demokratike të qendrës së majtë, e cila menjëherë e dënoi incidentin.

Policia italiane ka nisur një hetim, në bashkëpunim me Karabinierët.

Incidenti ndodhi dy ditë pas një incidenti identik, me të njëjtin slogan dhe ylli me pesë cepa (simbol i terroristëve të Brigadave të Kuqe), këtë herë në një mur jashtë selisë së Lega-s, gjithashtu në Busto Arsizio.

Dhjetë ditë më parë, ky slogan i veçantë u shkrua, përsëri nga persona të panjohur, pranë qytetit të Lucca-s, në Italinë qendrore.

Përshtati në Shqip S