
Kryeministri Edi Rama u prit nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas mbërritjes në Ndërtesën e Europës në Bruksel aty ku u zhvillua samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Ajo shoqërohej nga Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian, me të cilin kreu i qeverisë shqiptare e zhvilloi një takim më herët gjatë ditës.
Costa nuk la pa përmendur ndryshimet në veshje që kishte bërë kryeministri shqiptar.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Rama u takua edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, njëkohësisht zv/presidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas.
Samiti i sotëm synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.



