
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen e mbrëmjes së sotme në Mamurras.
I plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka patur një konflikt të çastit me autori, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.
Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëviztë me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjeter Markut, i cili po merr mjekim ne Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.



