
Një malazez tek Milan ka vërtetë efekt teksa të gjithëve u shkon mendja tek Dejan Savicevic.
Milani po punon për të sjellë në Serie A Andrij Kostic, i datëlindjes 2007, pjesë e Partizanit të Beogradit.
Lojtari i lindur në Podgoricë mund të jetë një nga përforcimet e kuqezinjve gjatë merkatos së janarit pasi po flitet edhe për mbërritjen e Fullkrug, huazim me të drejtë blerjeje.
Kush është Kostiç?
Kostiç mund të luajë si sulmues i pare apo i dytë. Ka fizikun e duhur pasi është 188 cm i lartë dhe nuk i mungon as shpejtësia.
Gjatë merkatos së verës ai kaloi nga Buducnost tek Partizani i Beogradit ku e cilësojnë si pasardhësin e Dushan Vlahoviç.
Gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit serb.
Kostiç-Milan, sa mund të kushtojë?
Negociatat janë duke u zhvilluar, por nuk janë finalizuar: më shumë detaje do të zbulohen në ditët në vijim.
Vlera ka të ngjarë të jetë midis 5 dhe 10 milionë eurosh.
