Skip to content

Përplasjet në Kuvend/ PS kërkon masë disiplinore për opozitën, Korreshi: Nuk dhunuam njeri! Jemi ‘Rypublikë’!

KORRESHI 2

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka komentuar masën disiplinore që PS-ja kërkoi që të merret për opozitën, pas tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit.

Teksa foli në programin e drekës në News24, Korreshi tha se në asnjë moment ata nuk kanë dhunuar njeri, ndërsa shtoi se kjo është ‘Rypublikë’.

“Fatmirësisht kam qenë nën dritën e diellit, kam qenë i fokusuar dhe nuk kam dhunuar njeri. Asnjë nga ne. Nuk kemi dhunuar njeri. Kjo është Rypublik! Është theks katunaresk.”, tha ai.