Skip to content

“Më shumë Evropë, jo më pak Evropë”/ Rama për “The Observer”: Na fusni, nuk duam fuqinë e vetos

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj për të forcuar Bashkimin Europian, duke theksuar se anëtarësimi i vendit është një domosdoshmëri strategjike.

Në një intervistë për “The Observer”, të publikuar këtë të enjte, Rama thotë se Shqipëria ka qenë e detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa” gjatë procesit të integrimit, por se objektivi mbetet i qartë: hyrja në BE deri në vitin 2030.

Rama kritikoi burokracinë e BE-së, duke thënë se Europa është jashtë ekuilibrit, e kritikoi për burokracinë dhe shtoi se kontinenti ka nevojë për “më shumë Europë, jo më pak Europë” dhe për një strategji të qartë për të ardhmen.

Rama shprehet se, Shqipëria është i gatshëm të heqë dorë nga e drejta e vetos dhe madje të mos ketë komisioner të vetin, si garanci për partnerët europianë.

Në zyrën e tij të mbushur me art, i ulur në një kolltuk lëkure të errët, Rama flet për “errësirën” që ka zbritur mbi Europën. I rizgjedhur për një mandat të katërt në maj dhe me Shqipërinë që ka marrë vlerësime për ecurinë në negociatat e anëtarësimit, ai nuk po kalon një vit të keq. Megjithatë, e shqetëson “mungesa e energjisë pozitive kudo” dhe ndjesia se kontinenti, pavarësisht “njerëzve të mëdhenj” që e udhëheqin, po zhytet më thellë në errësirë.

Nuk shoh dritë,” thotë ai. “Ka një zymtësi në Europë dhe nuk shoh rrugëdalje. Ka njerëz që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por nuk shoh strategji. Nuk ndihmon të mendosh se problemi është diku tjetër. Problemi është në Europë. Është tek ne.”

Rama, dikur piktor, ka sjellë reformime të gjera në një shtet dikur të izoluar nga komunizmi.

Në Bruksel, socialisti 61-vjeçar shihet si një nga liderët më pragmatikë që ka dalë nga ish-Lindja.

Në Tiranë, ambasadorët e BE-së vlerësojnë aftësinë e Ramës për “të menduar jashtë kornizës”, edhe pse korrupsioni endemik vazhdon ta mundojë vendin dhe së fundmi edhe nivelet më të larta të vetë qeverisë së tij. Ky vlerësim, shpjegon pse pikëpamjet e Ramës merren seriozisht.

Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët” thotë Rama.

Debati mbi migracionin ka qenë veçanërisht sfidues për një politikan anglofil, i detyruar sërish të denoncojë “stereotipizimin etnik” të shqiptarëve të shprehur një Sekretar i Brendshëm Britanik.

Nëse kontinenti do të bëhet më i fortë, duhet “më shumë Evropë, jo më pak Evropë”, dhe më shumë reflektim mbi politikat dhe veprimet që mund ta kenë penguar.

Bëhet fjalë për mendim strategjik dhe politika të drejta dhe për atë se ku duam të jetë Evropa pas 10 apo më shumë vitesh,” thotë Rama.

Evropa duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë shpejt. Të gjithë e thonë, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, dhe megjithatë të tjerët po ecin me një shpejtësi shumë më të madhe.”

Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos”, shton Rama.