Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në festën e 35-vjetorit të themelimit të kësaj force politike në qytetin e Kavajës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se, Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në Qytetin Studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës.
Pjesë nga fjala e tij:
Të dashur qytetarë dhe qytetare të këtij qyteti të bekuar, kavajas dhe kavajase kudo që jeni sonte, në Kavajë, në Shqipëri dhe në katër anët e dheut.
Mirënjohjen më të pakufijshme, nderimin më të madh, ndaj jush, burra dhe gra, djem dhe vajza, me një shpirt dhe një raport me lirinë ndër më të përkryerit që mund të ketë njeriu i civilizuar, njeriu i qytetëruar.
Kavaja është simboli i njerëzve të lirë, i njerëzve që besojnë në vlerat më të larta, hyjnore dhe njerëzore, tek liria,
Zoti, familja, Shqipëria. Ne mblidhemi sot në 35 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Kavajë.
Në të vërtetë, Partia Demokratike degë dega Kavajë formalisht u themelua nga me datën 17 dhjetor 1990 në darkë vonë, duke u gdhirë 18.
Por e vërteta është se ishte Kavaja, ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe grupeve antikomuniste të saj që u hodhën themelet e pluralizmit, që u bënë inspirim për lëvizjen studentore.
Pra, në këtë kontekst, mund të themi se Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në Qytetin Studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës.



